Të shtunën u mbajtën në Shangai “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” dhe ceremonia e krijimit të “Platformës Inteligjente Globale • Lista e Bashkëpunimit të Skenarëve të Korpusit të AI-së”, të organizuara bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës dhe Bashkia e Shangait.
Shen Haixiong president i grupit mediatik të Kinës ( CMG )theksoi se organizimi i përbashkët i kësaj ceremonie nga CMG-ja dhe publikimi i një sërë arritjesh janë praktika konkrete për zbatimin e frymës së fjalimit të rëndësishëm dhe marrjen e iniciativës në zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale. Ceremonia me temë “AI Së Bashku”, shfaqi në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet më të fundit të Kinës në kërkimin bazë, përparimet teknologjike dhe aplikimet industriale të inteligjencës artificiale. CMG-ja do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të promovuar integrimin e përparimit teknologjik e lulëzimit kulturor, duke krijuar së bashku një të ardhme me zhvillim inteligjent, për të mirën e të gjithëve dhe përfshirës

Në ceremoni u publikua “Platforma Inteligjente Globale “, e ndërtuar bashkërisht nga CMG-ja dhe KKZhR-ja. E udhëhequr nga nisma “AI+”, platforma do të shfrytëzojë plotësisht drejtimin, përhapjen dhe ndikimin e fortë të CMG-së për të eksportuar zgjidhjet kineze për zhvillimin e AI-së.

