Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ka postuar edhe një status pas reagimeve publike ndaj shkrimit të tij të sotshëm lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së.

MOS MË ATRIBUONI NJË QËNDRIM QË NUK E KAM THËNË

Po shoh tentativa për të shtrembëruar dhe keqinterpretuar fjalët e mia. Është e rëndësishme të theksoj se unë as e kam mbështetur dhe aq më pak ia kam mbledhur votat Gjykatës Speciale, siç kanë bërë Ali Ahmeti e Berat Buzhala, që e pranojnë edhe vetë.

Ajo sot është realitet si pasojë e angazhimit të dikuj. Neve na mbetet të merremi me pasojat.

Thirrja ime ishte në interes të Republikës së Kosovës, imazhit të pastër të UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Prandaj, në vend që të më atribuoni diçka që nuk e kam thënë, lexoni atë që kam thënë në të vërtetë.

Keqinterpretimet dhe shtrembërimet janë pjellë e atyre që përdorin çdo gjë të shenjtë në betejë politike.