Kongresi i Shteteve të Bashkuara e miratoi një ligj me sanksione gjithëpërfshirëse që shënjestrojnë Rusinë dhe Iranin, dhe ia ka dërguar presidentit Donald Tramp për ta nënshkruar. Paketa e sanksioneve, sipas mbështetësve të saj, do ta rrisë trysninë ndaj Moskës dhe vendeve që ndihmojnë në financimin e luftës së saj kundër Ukrainës. Legjislacioni synon zyrtarët rusë, institucionet financiare, sektorin energjetik dhe të ashtuquajturën flotë në hije të vendit, e përbërë nga cisterna. Ai gjithashtu i jep Trampit autoritetin të vendosë tarifa deri në 100 për qind ndaj blerësve të mëdhenj të naftës dhe gazit rus, si dhe ndaj vendeve që ndihmojnë Moskën t’u shmanget sanksioneve. Ligji gjithashtu zgjat sanksionet amerikane ndaj Iranit./Alsat.mk
The post SHBA ashpërson presionin ndaj Rusisë dhe Iranit, Kongresi miraton paketën e re të sanksioneve appeared first on Alsat.
