Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme kundër Venezuelës dhe kanë kapur udhëheqësin e saj, presidentin Nikola Maduro dhe bashkëshorten e tij. Konfirmimi u be nga vet presidenti amerikan Donald Tramp.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, janë kapur dhe janë dërguar me avion jashtë vendit”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Qeveria venezuelase theksoi përveç kryeqytetit Karakas sulme kanë ndodhur edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira, duke e shtyrë atë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe t’i mobilizojë forcat e mbrojtjes.
Qeveria e Venezuelës e quajti sulmin si “imperialist” dhe u bëri thirrje qytetarëve të dilnin në rrugë. Në deklaratën e saj, Qeveria tha se qëllimi është që Shtetet e Bashkuara “t’i marrin në zotërim naftën dhe mineralet e vendit”. Ministri i Brendshëm i Venezuelës ndërsa qëndronte me trupat në Karakas bëri thirrje për qetësi.
“Besoni në udhëheqjen tonë, besoni në komandën e lartë politike dhe ushtarake për të trajtuar situatën me të cilën po përballemi. Qëndroni të qetë, mos u dorëzoni në dëshpërim, mos ia lehtësoni gjërat armikut pushtues, armikut terrorist që na sulmoi”, tha Diosdado Cabello, Ministër i Brendshëm i Venezuelës.
Trampi është zotuar vazhdimisht se do të kryente operacione tokësore në Venezuelë, e cila është prodhuese e naftës në Amerikën e Jugut, dhe e cila udhëhiqet nga Maduro që nga viti 2013. Trumpi e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë. /Alsat.mk
The post SHBA-ja kryen sulme ndaj Venezuelës, kapet presidenti Maduro appeared first on Alsat.
