TikTok ka rënë dakord të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur një padi mbi mbledhjen e të dhënave personale të fëmijëve , njoftoi Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Marrëveshja nuk përfshin pranimin e fajit, sqaron njoftimi i ministrisë, i cili thekson, ndër të tjera, ndryshimin në statusin e pronësisë së TikTok në SHBA dhe rishikimin e praktikave të privatësisë së platformës.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi kundër TikTok në vitin 2024, gjatë presidencës së Biden, duke akuzuar platformën se u lejon fëmijëve nën moshën 13 vjeç të krijojnë llogari pa pëlqimin e prindërve, duke shkelur kështu ligjin amerikan.

Platformat online në SHBA e caktojnë moshën minimale për krijimin e një llogarie në 13 vjeç. Megjithatë, fëmijët mund t’i anashkalojnë kufizimet duke dhënë një datë lindjeje të rreme. Shumë i akuzojnë kompanitë e teknologjisë për mosveprim të qëllimshëm.

Në janar, ByteDance, kompania mëmë kineze e TikTok, u detyrua t’ia dorëzonte kontrollin e operacioneve të saj në SHBA një konsorciumi të kontrolluar nga investitorë amerikanë në mënyrë që të siguronte të ardhmen e platformës në vend./Euronews.

The post SHBA/ TikTok do paguajë 400 milionë dollarë pas padisë për të dhënat personale të të miturve appeared first on Alsat.