Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, në rrugën “Kozjak”, ku si pasojë e shembjes së dheut gjatë punimeve ndërtimore për një shtëpi të re, punëtorë kanë mbetur të bllokuar.
Në vendin e ngjarjes, konkretisht prapa kafenesë “Fejs”, në afërsi të parkut “Maqedonia”, ndodhen policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore.
