Peter Shilton rikthehet të flasë për Botërorin 1986 dhe përballjen e diskutueshme mes Anglisë dhe Argjentinës. Pas fitores së Anglisë ndaj Meksikës në 1/8-at e Botërorit 2026, ish-portieri i “Tre Luanëve” kujtoi eliminimin e pësuar 40 vite më parë nga Diego Armando Maradona në stadiumin “Azteca”.

Shilton, titullar në çerekfinalen e vitit 1986, tha se e ka mbajtur gjatë peshën e asaj ndeshjeje, të vendosur nga dy golat e yllit argjentinas, përfshirë “Dorën e Zotit”: “Po, kam mbajtur mëri, sepse sinqerisht besoja se ne ishim skuadra që duhej ta fitonte Botërorin 1986”.

Ai shtoi: “U penalizuam nga të dy golat. Nëse do të kishte VAR në atë kohë, asnjëri prej tyre nuk do të ishte akorduar”. Megjithatë, Shilton theksoi se e ka lënë pas zhgënjimin, edhe pse vazhdon të mendojë se Anglia meritonte të triumfonte në atë Botëror.

The post Shilton për dy golat e Maradonës në “Meksikë ’86”: Po të kishte VAR asokohe, nuk do të ishin akorduar appeared first on Telesport.