Futbollistët e Shkendijës shënuan fitore minimale si mysafir ndaj Rabotniçkit (0-1) në ndeshjen e mbetur të javës së katërt të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë. Ndeshja u luajt në fushën “Petar Miloševski” në FFM, dhe aty skuadra e Tetovës arkëtoi tri pikë të reja në një ndeshje me ritëm të ngadaltë.
Fillimi i ndeshjes ishte i qetë, lodhja ishte e dukshme në të dyja skuadrat në motin e ngrohtë vjeshtor të Shkupit. Për shkak të kësaj, ritmi ishte i ulët dhe pjesa e parë nuk ofroi shumë emocione, dhe kishte më shumë ndërprerje. Rabotniçki ishte disi më aktiv në fillim, por më pas Shkëndija “u zgjua” dhe filloi të bënte presion.
Në fillim të pjesës së dytë, Eniang pati një gjysmë-rast për “romantikët”. Njëzet minuta më vonë, i njëjti lojtar pati rastin më të madh, doli i vetëm para portës së Gaye dhe nuk e shfrytëzoi, kështu që Rabotniçki mori vetëm një goditje nga këndi.
Skuadra e Tetovës arriti të hapte rezultatin me një gol përmes Fabris Tamba për 0-1 në minutën e 67-të. Pasoi një kontroll i gjatë i VAR-it, dhe më pas goli u konfirmua.
https://rumble.com/v6zen8s-rabske0-1.html
Në kohën shtesë, Rabotniçki mund të kishte barazuar rezultatin, Trajkov doli i vetëm para portës dhe gjuajti ulët, por Gaye ia priti gjuajtjen. Ekipi vendas bëri presion, pati edhe një shtesë të gjatë nga gjyqtari, por nuk arriti të barazoj rezultatin dhe pësoi edhe një tjetër humbje.
Shkëndija arriti fitoren e saj të pestë dhe me 17 pikë është “minus dy” në raport me Strugën kryesuese dhe Vardarin. Nga ana tjetër, Rabotniçki ka katër pikë dhe është në vendin e parafundit
The post Shkëndija mund Rabotniçkin dhe afrohet Strugës e Vardarit në 2 pikë appeared first on Alsat.
