Shkëndija është mposhtur 2-1 nga Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, duke lënë të hapur gjithçka për sfidën e kthimit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë të kujdesshme dhe me pak raste të rrezikshme.

Ekipi skocez kaloi në epërsi në minutën e 76-të me golin e Owen Elding, ndërsa Shkëndija reagoi shpejt dhe barazoi vetëm tre minuta më vonë me Marko Gjorgjievskin.

Megjithatë, në minutat e fundit të takimit, Warren O’Hora shënoi golin e fitores për Hibernian, duke vulosur rezultatin 2-1.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Shkup.