
Shkupi sot pasdite është i pari në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë, sipas të dhënave në faqen e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit IQAir.
Sipas IQAir, qytetet më të ndotura në botë janë Hanoi, Dhaka, Kalkuta, Tashkenti, Teherani, Ulaanbaatar, Wuhan, Bishkek, Doha dhe Karaçi.
Iniciativa e përbashkët Green Human City sot në Shkup organizon marsh protestues “Për ajër të pastër”. Protesta do të fillojë në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të vazhdojë përmes Kuvendit, ndërsa do të përfundojë para ndërtesës së Qeverisë.
