Gazetar: Avni Tahiri

Në Brigadën e Zjarrfikësve të Shkupit momentalisht janë 213 persona të punësuar, ndërsa mungojnë edhe 171 të tjerë për t’u plotësuar kushti ligjor për numrin e nevojshëm të zjarrfikësve. Momentalisht brigada ka në dispozicione 44 automjete kundër zjarrit ndërsa sipas Komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski, edhe pse mungojnë të punësuar, zjarrfikësit janë të gatshëm të ndërhyjnë në çdo situatë emergjente dhe se prioritet mbetet siguria e qytetarëve.

“Momentalisht brigada e zjarrfikësve ka 213 të punësuar, kemi 44 automjete kundër zjarrit të cilat janë të gatshme në çdo moment që të përdorën për çdo lloj intervenimi. Sipas ligjit që parasheh ligji për 1500 banorë në Shkup dhe rrethinë duhet të jenë 384.” tha ; Zvonko Tomeski – Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi se brigada është seriozisht e përgatitur dhe shtoi se po kryhen kontrolle në të gjitha deponitë e qytetit, ndërsa institucionet përkatëse do të njoftohen për të ndërmarrë masa ndaj rasteve të sjelljes së papërgjegjshme që rrezikojnë qytetarët.

”Brigada e zjarrfikësve të Shkupit është seriozisht e përgatitur. Kishim një zjarr para disa ditëve ndërmjet Butelit dhe Shuto Orizarës për të cilin vitin e kaluar e dini se disa ditë i helmoi qytetarët e Shkupit. Këtë vit kishte intervenim të shpejtë dhe u vendos kontroll. Ne si Qytetit i Shkupit, vendosëm kontrolle në të gjitha deponitë e Shkupit edhe pse ka disa vërejtje për disa deponi të cilat kanë marrë njoftim nga ana jonë dhe do të informohen edhe ministritë përkatëse këto informacione që të mund të bëjnë ndërhyrjet pasi nuk mundët që shumica të vuaje për sjelljen të papërgjegjshme të disa individëve.” tha; Orce Gjorgjievski – Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjatë vitit të kaluar, Shkupi u përball me një numër të madh zjarresh, veçanërisht në deponi dhe zona të hapura, të cilat për ditë me radhë shkaktuan ndotje të ajrit dhe shqetësim te qytetarët. Nga ana tjetër, Brigada e Zjarrfikësve u përball me mungesë të personelit dhe me automjete të vjetruara, në një periudhë kur qyteti u përfshi nga zjarre të shumta. /Alsat.mk

The post Shkupit i mungojnë 171 zjarrfikës, Brigada: Jemi gati për çdo emergjencë appeared first on Alsat.