Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar shpendin e parë të ngordhur me ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, ndërsa rastet e para të ethes së Nilit Perëndimor janë regjistruar edhe në Qendër dhe Çair.
Numri i të infektuarve është 43.
“Kemi 43 raste me ethet e Nilit Perëndimor, kemi 40 të konfirmuara, tre prej të cilave u konfirmuan me një test. Ajo që është e ndryshme nga situata e mëparshme është se ka raste të para në Qendër dhe Çair. Kontrolli i shpendëve ka filluar gjithashtu dhe kemi zogun e parë të ngordhur të gjetur me ethet e Nilit Perëndimor, është një korb në Shkup”, tha Klekovski.
Ai i falënderoi qytetarët sepse kishte pasur një numër të madh raportimesh për zogj të ngordhur.
“AUV po mbledh zogj të ngordhur dhe kjo ndihmon për të përcaktuar më tej rrezikun e ethes së Nilit Perëndimor”, tha Klekovski.