Shqipëria fiton me rezultatin e ngushtë 0-1 testin miqësor ndaj Gjibraltarit, të luajtur në fushën e këtyre të fundit. Sylvinho e nisi me jo pak befasi formacionin titullar, ku nuk munguan edhe lojtarët e Superiores: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kaçurri, Hysaj, Berisha, Pajaziti, Bajrami, Asani, Broja, Daku. Elseid Hysaj mban shiritin e kapitenit.

Rreziku i parë i kuqezinjve do të vinte në minutën e kuqezinjve, por goditja e dënimit nga Jasir Asani përfundon jashtë. Në minutën e 20-të, vendasit patën një rast të rrezikshëm, por ëpr fatin tonë të mirë nuk u shfrytëzua nga sulmuesi i tyre.

Në minutën e 22-të, loja u ndërpre për pak çaste, një pushim i shkurtër për të dy ekipet për shkak të temperaturave të larta. Në minutat në vazhdim e deri në fund të pjesës së parë, nuk pati ndonjë rast serioz rreziku. 45 minutat e para mbyllen 0-0.

Pjesa e dytë nis me ndryshime për të dyja ekipet. Sylvinho aktivizon Shpendin, Balliun dhe Arbër Hoxhën në vend të Dakut, Hysaj dhe Brojës.

Në minutën e 52-të, Jasir Asani gjen rrjetën, por nuk ka gëzim për kuqezinjtë sepse goli është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 68-të të takimit. Jasir Asani shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga mesfushori vendas, Pozo, pas një dylufitimi me Shpendin. Rezultati final, 0-1. SHIKOPENALLTINE

Një paraqitje shumë e dobët për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët duhet të reagojnë që në ndeshjen e radhës ndaj Letonisë, e cila duhet fituar me patjetër, nëse duam ende të shpresojmë për një mundësi për t’u kualifikuar për në Botëror.

The post Shqipëria me zor fiton ndaj Gjibraltarit, vendos penalltia e Asanit (video) appeared first on Telesport.