Kombëtarja e Shqipërisë do të rikthehet sërish në fushë në muajin tetor. “Kuqezinjtë” do të luajnë një nga ndeshjet më delikate dhe të rëndësishme në kualifikueset.
Më 11 tetor do të përballen me Serbinë në Beograd, takim që do të vendosë edhe fatet e ekipit kuqezi për në Botërorin e vitit 2026. Por pas kësaj sfide, FSHF ka arritur akordin me Federatën Jordaneze të Futbollit për të zhvilluar mes tyre një ndeshje miqësore.
Bëhet me dije se kjo sfidë miqësore me Jordaninë është parashikuar të zhvillohet 3 ditë pas sfidës me Serbië dhe do të luhet në “Air Albania”, në orën 19:00.
The post Shqipëria pas takimit me Serbinë, do të zhvillojë miqësore me Jordaninë appeared first on Alsat.
