Federata e Futbollit, në bashkëpunim me SIGAL, i bashkohet fushatës së Tetorit Rozë me një aktivitet ndërgjegjësues që do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, aty ku do të luhet edhe ndeshja e play-off-it të Kombëtares së vajzave ndaj Uellsit, e vlefshme për Botërorin 2027.

Në kuadër të kësaj nisme, më 9 tetor, para ndeshjes Shqipëri – Uells, që luhet në orën 18:00, do të shpërndahen 100 kuponë për kryerjen falas të mamografisë dhe ekografisë së gjirit, për gratë mbi 40 vjeç. Ekzaminimet do të kryhen në spitalet dhe klinikat përkatëse në Tiranë.

Përmes këtij aktiviteti, FSHF dhe SIGAL synojnë të përcjellin një mesazh të rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj shëndetit të grave, duke nxitur kontrollet periodike dhe diagnostikimin e hershëm.

“Mos e lër për në shtesë” është mesazhi i kësaj fushate, që i fton gratë të mos e shtyjnë kujdesin për shëndetin dhe të kryejnë kontrollet në kohë.

The post Shqipëria për femra do të luajë në play-off ndaj Uellsit, FSHF me gjest të rëndësishëm për Tetorin Rozë appeared first on Telesport.