Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej shtatë raste të dhunës në familje, tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa me njërin është zhvilluar bisedë zyrtare.
Më 03.06.2026, në orën 01:00, në Shkup, në zonën e Qendrës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria G.K. (30) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, duke përdorur edhe një send të fortë.
Më 02.06.2026, në orën 20:00, në SPB Shkup, një grua 27-vjeçare denoncoi se më 31.05.2026, në shtëpinë e tyre në rajonin e Shkupit, bashkëshorti i saj Xh.B. (29) e kishte sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur, duke përdorur edhe një send të fortë.
Më 02.06.2026, në orën 17:30, në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me T. T. (49) nga Shkupi, pas një denoncimi se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur.
Më 02.06.2026, në orën 21:00, në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër e privuan nga liria K.L. (33) nga Ohri, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 34-vjeçare se rreth orës 20:00, në shtëpinë familjare, pas një debati të shkurtër, ai kishte tentuar ta sulmonte me një mjet të mprehtë dhe e kishte kërcënuar.
Më 02.06.2026, në orën 15:20, në NJPB Berovë, një grua 43-vjeçare nga Berova njoftoi se më 01.06.2026, rreth orës 18:00, në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, bashkëshorti i saj M.D. e kishte sulmuar me një send metalik.
Më 02.06.2026, në ora 17:10, në Tetovë, nëpunës policorë nga Sektori i Policisë Kriminalistike pranë SPB Tetovë e privuan nga liria B.A. (37) nga Tetova, pas denoncimit të ish-partneres së tij 38-vjeçare nga rajoni i Tetovës, se rreth orës 08:30, në një parking në Tetovë, ai kishte hyrë me forcë në automjetin e saj dhe ia kishte marrë telefonin celular, ndërsa më parë e kishte ndjekur dhe shqetësuar vazhdimisht.
Më 02.06.2026, në orën 20:00, një grua 75-vjeçare nga Velesi denoncoi se më 31.05.2026, në shtëpi, pas një debati paraprak, bashkëshorti i saj 78-vjeçar e kishte sulmuar fizikisht, duke përdorur një send plastik dhe një send prej druri. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
MPB njoftoi se po ndërmerren masa për zbardhjen e të gjitha rasteve dhe, pas dokumentimit të plotë të tyre, do të ngrihen kallëzimet përkatëse./Alsat.mk.
The post Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tre persona të arrestuar appeared first on Alsat.
