Gazetar: Suad Bajrami

Presidentja Gordana Siljanovski në intervistën e mbrëmshme në MTV1, duke e komentuar propozimin e partive dhe ekspertëve shqiptar për vendosjen e mekanizmit të Badinterit në Gjykatën Kushtetuese për të parandaluar majorizimin, tha se po të ishte gjallë vetë Badenteri do të habitej me këtë kërkesë.

“Ka ndërruar jetë zotëri Badenter, megjithatë mendoj se e di veprën dhe qëndrimet. Do të ishte habitur me atë se në çfarë mënyre përdoret emri i tij, gjegjësisht te ne…”.
“Në Gjykatë të zbatoni shumicë etnike, vetëm laiku mund të propozojë. E dini se çfarë do të thotë se ju të flisni për pikëpamjen maqedonase të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, se a është diçka në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe pikëpamje shqiptare”.
“Shumica e Badinterit është për politikën, asnjëherë në gjyqësor nuk mund të ketë shumicë tjetër, përveç asaj të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve, atëherë ajo do të krijonte mundësi të pamundshme”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente.

Lidhur me çështjen e formulimit kushtetues për përdorimin e gjuhëve, Davkova tha se 20% nuk iu përket vetëm shqiptarëve, por në nivel lokal edhe bashkësive të tjera. Ajo, megjithatë nuk është kundër heqjes së këtij formulimi, por e lë këtë në duar të bisedimeve politike.

“Në organet e pushtetit qendror mundet që përpos maqedonishtes të jetë zyrtare, mundet, pra mundet, jo është, mund të jetë gjuha që flasin 20%  dhe pastaj thuhet në njësitë e bashkësive lokale gjuhë zyrtare janë maqedonishtja, dhe gjuhët që flasin 20% dhe pastaj u bë ajo me vendim të këshillit. Nuk bëhet fjalë vetëm për gjuhën shqipe, jo. Edhe për turqishten, edhe për gjuhën rome diku, serbishten, 20% nuk është vetëm për shqipen”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente

..

Ndërkohë për kërkesën e studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe e përsëriti qëndrimin kundër.

“A do të thotë kjo se edhe në Akademi do të japin provimin… Të mos ndodh të humbemi në përkthim. Komenti im ishte se seriozisht sot bisedohet në BE se në Gjykatën në Luksemburg duhet të kthehet gjuha juridike latine. Pse? Sepse kur gjykohet nuk mund të ketë interpretime të ndryshme të asaj që është fakt, provë, pasi që ajo do të pasqyrohet drejtpërdrejtë në cilësinë dhe me atë edhe në drejtësinë. Në këtë aspekt, unë mendoj”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente./Alsat.mk.

The post Siljanovska: Po të ishte gjallë Badenteri, do të habitej me propozimin që Badenteri të vendoset në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Alsat.