Janë përcaktuar tenistët e parë që sigurojnë kualifikimin në çerekfinalet e grand slam të Wimbledon. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Shintaro Mochizuki.
Më tej kualifikohet edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 Roman Safiulin. Dy tenistët tjerë që siguruan një biletë për më tej janë kanadezi Felix Auger Aliassime dhe gjermani Jan-Lennard Struff.
Te femrat spikat eliminimi i bjelloruses Aryna Sabalenka. Numri 1 në botë u mund 2-0 nga japonezja Naomi Osaka. Më tej avancojnë amerikane Jessica Pegula e Coco Gauff si dhe çekja Karolina Muchova.
The post Sinner dhe Djokovic sigurojnë çerekfinalet e Wimbledon, eliminohet numri 1 për femra appeared first on Telesport.
