Eshtë mbyllur raundi i parë i grand slam-it të Roland Garros, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhe, që po zhvillohet në Paris.

Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 ndaj Clement Tabur. Në raundin e dytë avancon edhe kanadezi Felix Auger-Aliassime si dhe italiani tjetër Luciano Darderi, por u eliminua rusi Daniil Medvedev.

Surprizë tërheqja nga gara e britanikut Cameron Norrie, që u dëmtua në setin e dytë. Zhgënjen edhe kanadezi Denis Shapovalov, ndërsa kualifikohet greku Stefanos Tsitsipas.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusja Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 ndaj Jessica Maneiro. Kualifikohen edhe tenistja spanjolle Emma Navarro si dhe ajo greke Maria Sakkari.

Vuan disi por kualifikohet edhe japonezja Naomi Osaka, ndërkohë që një biletë më tej sigurojnë edhe tenistet amerikane Coco Gauff e Madison Keys.

The post Sinner dhe Sabalanka kualifikohen në raundin e dytë të Roland Garros, eliminohet Medvedev appeared first on Telesport.