Tenisti italian Jannik Sinner fitoi turneun ATP 500 të Vjenës. Në finale ai mundi 2-1 me përmbysje gjermanin Alexander Zverev (3-6, 6-3, 7-5).
Një ndeshje interesante mes numrave 2 dhe 3 në botë. Zverev fitoi setin e parë, por më pas erdhi përmbysja nga ana e Sinner, që e meritoi fitoren.
Gjithsesi, në krye të renditjes botërore vazhdon të qëndrojë spanjolli Carlos Alcaraz, i shkëputur gati 800 pikë nga Sinner.
Zverev qëndron i pashqetësuar në vendin e tretë, ndjekur nga amerikani Fritz e serbi Djokovic, që kompletojnë “top-5” tenistët më të mirë në botë.
Renditja, top-5 meshkuj
1-Carlos Alcaraz, 11.340 pikë
2-Jannik Sinner, 10.500 pikë
3-Alexander Zverev, 6.160 pikë
4-Taylor Fritz, 4.685 pikë
5-Novak Djokovic, 4.580 pikë
The post Sinner triumfon në turneun e Vjenës, Alcaraz mbron ende kreun e renditjes botërore appeared first on Telesport.

