Portugalia ka fituar 2-1 ndaj Kilit, në miqësoren e luajtur në Lisbonë. Në përfundim të pjesës së parë që u mbyll 0-0, ndodhi një zënkë e madhe mes dy lojtarëvë kundërshtarë, që iu kushtoi të dyve kartonin e kuq.

Pas një ndërhyrje të gabuar të Faundez ndaj Joao Cancelo, Rafael Leao shkon në mbrojtje të shokut dhe aty përplaset me qendërmbrojtësin Ivan Roman. Situata del jashtë kontrollit dhe të dy lojtarët kapen me duar mes tyre. Arbitri kryesor i takimit, italiani Luca Zufferli i ndëshkon të dy me kartonë të kuq. SHIKOVIDEON

Roberto Martinez e nis pjesën e dytë me 6 zëvendësime direkt. Mes tyre, ishte largimi i Cristiano Ronaldo, në vend të tij u fut Goncalo Guedes.

Pikërisht, në minutën e 58-të, ishte Guedes, ai i cili zhbllokoi rezultatin. Pas një asisti maestral të Ruben Neves, Guedes e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 75-të, Bruno Fernandes dyfishon shifrat me një gol fantastik nga distanca. Në minutat shtesë, Kili shënon golin e vetëm me Lucas Cepeda, i cili po ashtu shënoi një gol spektakolar nga distanca. Portugalia fiton 2-1. Para se të nisë rrugëtimin në Botëror, Portugalia do të luajë edhe një test të fundit miqësor ndaj Nigerisë, në datën 10 qershor. SHIKOGOLIN

The post “Skuqet” Leao, Ronaldo luan 45 minuta. Portugalia bën detyrën ndaj Kilit (video) appeared first on Telesport.