Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro në merkaton e fundit, Liverpool ka zhgënjyer me paraqitjet e deritanishme, duke e bërë të nevojshme sërish ndërhyrjen në merkaton e ardhshme.

Objektivi i madh i radhës i kapionit në fuqi të Premier League është Alessandro Bastoni, qendërmbrojtësi i Interit. “Il Giorno” raporton se Liverpool është gati të ofrojë 100 deri në 115 milionë euro për yllin e mbrojtjes të zikaltërve.

Kontrata e lojtarit me Interin skadon në vitin 2028 dhe momentalisht drejtuesit zikaltër nuk janë në presion për largimin e tij, por do ta kenë shumë të vështirë të rezistojnë përballë një shifre të tillë.

Për Bastoni-n ka pasur interes edhe nga klube të tjera të mëdha, një nga ato është edhe Barcelona, por katalanasit asnjëherë nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.

Ndërkohë që Liverpool e sheh Bastonin si pasuesin perfekt të Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes dhe jo më kot është i gatshëm të paguajë kaq shumë.

The post Slot do me patjetër yllin e Interit, Liverpool ka gati ofertën mbi 100 milionë euro appeared first on Telesport.