“Arsenali ka një grup fantastik lojtarësh dhe trajner të madh si Mikel Arteta. PSG është favorit në finale e Champions League, por ndonjëherë mjafton edhe pak fat”. Kështu u shpreh Sol Campbell, ish-mbrojtës i Anglisë dhe i klubit londinez, për finalen e së shtunës në Budapest.

Campbell kujtoi edhe ecurinë e klubit londinez: “E gjithë pritja ka qenë shumë e gjatë, çdo vit afër titullit, por pa e fituar kurrë trofeun”. Ai tha se triumfi në Premier League pas 22 vitesh ka sjellë “gëzim dhe unitet të jashtëzakonshëm”.

Duke kujtuar finalen e 20 viteve më parë kundër Barcelonës, ai përmendi golin e tij dhe humbjen dramatike pas kartonit të kuq të portierit Jens Lehmann dhe golave të Samuel Eto’o. Për skuadrën aktuale shtoi: “Drejtuesit bënë merkato fantastike dhe kanë lojtarë të nivelit shumë të lartë”.

Ai paralajmëroi se pas titullit kampion “presioni është më i ulët” dhe theksoi: “Kjo mundësi duhet shfrytëzuar”.

The post Sol Campbell për finalen e Champions-it: Ja favoriti, Arsenali ka Artetën dhe një mbrojtje të fortë appeared first on Telesport.