Yann Sommer, që në dhjetor mbush 38 vjeç, thotë se ende ndihet i aftë për futboll. Për “RSI Sport” tha: “Trupi im ende reagon shumë mirë. E shoh veten edhe 2–3 vite në futboll, pastaj kam disa ide, por nuk mendoj se do të jem trajner. Me siguri do të jem baba”.

I kritikuar tek Interi, ai kujton edhe skepticizmin për 183 cm: “Kjo lindi në Gjermani, në një miqësore Gladbach-Bilbao pësova 3 gola nga goditje këndi dhe një gazetë shkroi ‘portier shkurtabiq’. Më ka lënduar. Tema e gjatësisë më ka shoqëruar gjithë karrierën, por nuk kam pësuar gol për shkak të saj”.

Për pritjen më të vështirë: “E dyta ndaj Yamal në Inter-Barcelona, shumë afër këndit. Ndeshje e bukur me shumë gola, veçanërisht emocionues goli i Acerbit”. Idhuj e tij: “Casillas, Buffon, Julio Cesar, Van der Sar, Barthez”.

The post Sommer: Do të luaj edhe 3 vite. Më quanin portier shkurtabiq, por s’kam pësuar gol për shkak të gjatësisë appeared first on Telesport.