Spanjolli Pedro do të jetë te Lacio edhe për një sezon tjetër. Sulmuesi ka rinovuar kontratën deri në qershor të 2026-ës dhe kjo është bërë e ditur nga vetë klubi bardhekaltër.
“Lacio njofton rinovimin e kontratës së lojtarit Pedro Rodrigez, i cili do të qëndrojë me fanellën e bardhekaltërve deri më 30 qershor 2026.
Kampioni i botës dhe i Europës, fitues i të gjitha trofeve kryesore ndërkombëtare të klubeve, Pedro ka qenë në gjendje të përfaqësojë vlerat e përvojës, ekuilibrit dhe përkushtimit brenda dhe jashtë fushës.
Me fanellën e Lacios ai ka grumbulluar 176 paraqitje dhe 34 gola, d uke u bërë një pikë referimi për grupin e ekipit. Rinovimi është pjesë e një logjike vazhdimësie dhe konkretësie: përvoja dhe besueshmëria e Pedros do të jenë burime themelore për t’u përballur me soliditet sezonin e ardhshëm”, shkruhet në profilin zyrtar të klubit të Serisë A.
The post Spanjolli që i hoqi titullin Interit, do të vazhdojë me Lacion për edhe një vit appeared first on Alsat.
