Emri i skuadrës kampione në Konferencën e Perëndimit do të vendoset në finalen e shtatë dhe të fundit. San Antonio fitoi sot 118-91 ndaj Oklahoma, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve.
Në fushën e tij, ekipi i Spurs nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe ndali kampionët në fuqi të NBA, Thunder. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 46 pikë.
Victor Wembanyama me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri për San Antonio, ndërsa tek Oklahoma nuk pati një lider, duke munguar agresiviteti poshtë koshit. Ndeshja e fundit do të luhet pas dy ditësh në fushën e Oklahoma.
Konferenca e Lindjes, finale
New York – Cleveland, (4-0)
Konferenca e Perëndimit, finale
Oklahoma – San Antonio, 91-118 (3-3)
The post Spurs fitojnë në shtëpi, San Antonio dhe Oklahoma shtyjnë gjithçka për në ndeshjen e shtatë appeared first on Telesport.
