Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një protestë të re, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026, në orën 16:30, e që nis para Urës së Gurit, përcjell TV21.

Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Ajo do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.