Koha ecë ngadalë për pacientët e vegjël në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Festat do t’i kalojnë në këtë ndërtesë, ndërsa dëshira e tyre e vetme është që sa më shpejtë të shërohen dhe të kthehen në shtëpi te familja.

Super heronjtë nga filmat vizatimorë, heronj nga përrallat dhe Babagjyshi i Vitit të Ri, këtë mëngjes organizuan aksion special, duke u lëshuar në tarracat e Klinikës së fëmijëve në Shkup. Qëllimi ishte i thjeshtë, por tepër i rëndësishëm – të befasojnë dhe gëzojnë fëmijët në suaza të ngjarjes tradicionale – Të dhurojmë buzëqeshje.

“Ekipi ynë i shpëtimit në mënyrë tradicionale për të shtatën herë nën moton “Të dhurojmë buzëqeshje” i vizitoi edhe këtë vit fëmijët që festat e fundvitit duhet t’i kalojnë këtu për fat të keq. Aksioni mbështetet nga organizata komunale Qendër, çerdhja “Gonxha” dhe vetë vullnetarët. Bëhet fjalë për produkt që është 100% vullnetarë dhe shpresoj se do të mbetet traditë që të vjedhim ndonjë buzëqeshje nga këto fëmijë”, tha Argjent Çilafi, Kryqi i Kuq.

E Përhitura, Arushi, Spajdermeni, Betmeni dhe Babagjyshi i Vitit të Ri ishin pjesë e ekipit të heronjve që për të shtatën herë me radhë po i lumturojnë fëmijët në këtë klinikë. Ekipi përgjegjës gjatë katastrofave, të maskuar si personazhet e preferuara të fëmijëve, u lëshuan me litar në klinikë, duke sjellë pako të fundvitit për pacientët e vegjël.

Nga kryqi i kuq theksuan se do të vazhdojnë me këtë traditë për shkak se lumturia në fytyrën e fëmijëve është e paçmueshme, ndërsa takimi me super heronjtë është moment që i bënë tepër të lumtur.