Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, në listën e publikuar mbi futbollistët që do të jenë në dispozicion për dy sfidat e tetorit, atë kualifikuese ndaj Serbisë në Leskovc dhe miqësoren ndaj Jordanisë në “Air Albania Stadium”, ka lënë jashtë disa emra, mes tyre edhe Ernest Muçin, që grumbullimet e tjera ishte thërritur.
Sulmuesi në këtë merkato verore, ndryshoi ekip në fund, duke kaluar në formë huazimi me të drejtë blerje te Trazbonspor (10 mln euro) dhe fillimi nuk ishte i mirë. Për këtë arsye, trajneri e ka ulur në stol në ndeshjen që sonte skuadra e Trabzon fitoi 4-0 ndaj Kayerispor, por Muçi ka reaguar ashtu si duhet.
Sulmuesit i mjaftuan rreth 20 minuta për të dhuruar spektakël. Rrezik konstant, shumë vrap dhe altruizëm, me 2 super pasime në një aksion në fund të takimit, edhe për për fat të keq shokët e ekipit nuk i kthyen dot në gola.
Reagim i mirë nga 24-vjeçari, i cili dje mori edhe lajmin e lënies jashtë kombëtares shqiptare për ndeshjet e këtij muaji.
The post Sylvinho nuk e grumbulloi, Ernest Muçi “shfryn” në kampionatin turk! Dy pasime të arta brenda një aksioni (VIDEO) appeared first on Telesport.