Aurelien Tchouameni, mesfushori i Real Madridit dhe i kombëtares së Francës, ka zbuluar tre favoritët e tij për “Topin e Artë” të vitit 2026: Kylian Mbappe, Ousmane Dembele dhe Michael Olise.

I pyetur nga “France 24” se për cilin lojtar do të votonte, Tchouameni dha këtë përgjigje: “Një pyetje e vështirë, sepse shumë lojtarë e meritojnë këtë çmim. Kylian Mbappe pati një sezon të jashtëzakonshëm dhe mendoj se e meriton, ashtu si edhe Ousmane Dembele, pas asaj që tregoi me PSG-në dhe suksesit të tyre të fundit në Champions League. Gjithashtu, është edhe Michael Olise”.

I pyetur për faktin pse zgjedhjet e tij për podiumin ishin vetëm lojtarë francezë, Tchouaméni u përgjigj: “Po, sigurisht, “Topi i Artë” duhet të shkojë në Francë.”

The post Tchouameni i habit të gjithë me zgjedhjen e çuditshme për tre finalistët e “Topit të Artë”. Kane dhe Yamal jashtë podiumit appeared first on Telesport.