Humbja e fundit në kampionat, 4-1 në shtëpi ndaj Leeds, ka konfirmuar edhe një herë se te Chelsea ndihet shumë mungesa e sulmuesit Joao Pedro. Braziliani mungon prej më shumë se një muaji për shkak të një dëmtimi.

Trajneri Xabi Alonso bëri një vlerësim të situatës së lëndimit të lojtarit: “Ai nuk është ende i aftë të stërvitet me ekipin. Duhet të presim edhe pak kohë sa të ndodhë kjo. Do ta vlerësojmë se si ndihet ditë pas dite”.

“Mungesa e tij është e rëndësishme, por skuadra duhet të dijë si të reagojë. Uroj që ai të rikthehet sa më shpejt”, deklaroi trajneri spanjoll, pa dhënë një afat. Të premten, skuadra e Chelsea do të luajë ndaj Nottingham Forest.

Joao Pedro e nisi mjaft mirë sezonin me “blues”, duke realizuar 5 gola në 6 ndeshjet e para në Premier League. Pritet që ai të jetë gati në muajin dhjetor, por ende nuk ka rinisur stërvitjen me grupin.

The post Te Chelsea e ndjejnë mungesën e sulmuesit, Alonso: Ai ende nuk po stërvitet me skuadrën appeared first on Telesport.