Ekipet e San Antonio dhe Lakers janë të parat që prekin kuotën e 15 fitoreve këtë sezon në NBA dhe udhëheqin renditjen në Perëndim. Spurs fituan 123-107 ndaj Sacramento, ndeshje ku shkëlqeu Stephon Castle, autor i 28 pikëve.

Pa probleme fitojnë edhe Lakers, që në fushën e tyre mundën 109-94 Utah Jazz, ndeshje ku u dallua Luka Doncic me 28 pikë. Fitore të rëndësishme korri Houston, që mposhti 116-104 Clippers, sfidë ku protagonist ishte Kevin Durant (32 pikë).

Zhgënjen skuadra e Philadelphia, që në fushën e saj u mund 128-111 nga Portland, por vijon të kryesojë në Lindje. Për miqtë u dallua Deni Avdija me 31 pikë. Indiana, falë një loje të mirë kolektive, mundi 125-120 Oklahoma (Shai 38 pikë).

Pas kohës shtesë fiton ekipi i Phoenix, që muydi 123-119 New Orleans, sfidë ku protagonist ishte Jalen Green me 25 pikë. Fitore të thellë korri Minnesota, që falë 34 pikëve të Jaden McDaniles mundi 142-116 Brooklyn.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Memphis, 111-117

Philadelphia – Portland, 111-128

Indiana – Oklahoma, 125-120

Minnesota – Brooklyn, 142-116

Toronto – Milwaukee, 111-116

Chicago – Cleveland, 122-108

New Orleans – Phoenix, 119-123

Houston – Clippers, 116-104

Lakers – Utah Jazz, 109-94

Sacramento – San Antonio, 107-123

The post San Antonio e Lakes dominojnë renditjen në Perëndim, Philadelphia humbet por mbron kreun në Lindje appeared first on Telesport.