Një krizë në vijën e sulmit e ka shtyrë Bayern Munich të kthejë sytë nga e kaluara. Sipas “Sky Sport DE”, klubi gjerman po shqyrton mundësinë e rikthimit të Eric-Maxim Choupo-Moting, i cili ka luajtur më parë për bavarezët në periudhën 2020–2024. Lojtari nga Kameruni, i cili aktualisht luan për New York Red Bulls, mund të jetë i disponueshëm si transferim i lirë.
Mundësia e një ribashkimi vjen kryesisht si pasojë e situatës së vështirë në infermieri. Bayern ka humbur Ismaël Saibari për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, i cili do ta mbajë atë jashtë fushave për disa muaj, ndërsa Harry Kane pësoi një dëmtim të ngjashëm gjatë ndeshjes kundër Këln.
Gjithashtu, Serge Gnabry është jashtë fushave për shkak të një problemi muskulor dhe nuk do të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit. Këtyre vështirësive u shtohet edhe situata e Jamal Musiala, i cili ka qenë në qendër të diskutimeve javët e fundit lidhur me gjendjen e tij fizike dhe ecurinë e rikuperimit.
Ndaj, opsionet në dispozicion të Vincent Kompany janë kufizuar ndjeshëm. Drejtori sportiv Max Eberl nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes në treg gjatë afatit kalimtar të dimrit: “Kur mendojmë për Bayern Munich, duam lojtarë që na bëjnë më të fortë, ose të paktën që na ndihmojnë të ruajmë nivelin aktual”.
“Duhet ta vlerësojmë me kujdes skuadrën, rikthimin e lojtarëve të dëmtuar dhe çdo mundësi që mund të shfaqet”, the Eberl. Ndërkohë, rikthimi i 37-vjeçarit do të ofronte avantazhin e njohjes së mirë të klubit.
Gjatë periudhës së tij të mëparshme te Bayern, ai regjistroi 122 paraqitje zyrtare, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 13 asiste. Asokohe, ai shërbeu si një zëvendësues i vlefshëm për Robert Lewandowski para mbërritjes së Harry Kane. Pas gjashtë muajsh pa klub, Choupo-Moting u transferua te New York Red Bulls, ku shënoi 24 gola në 61 ndeshje.
The post Kriza në sulm e Bayern Munich pas dëmtimeve, klubi mendon një rikthim të bujshëm që në dhjetor appeared first on Telesport.
