Juventus do të luajë sot në mbrëmje ndaj Hellas Verona, ndeshje e vlefshme për Serie A. Trajneri Thiago Motta nuk do të ketë në dispozicion portugezin Francisco Conceicao.

Lojtari u shfaq sot në J-Medical për shkak të disa testeve mjekësore. Sulmuesi i Juventus është ndalur për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë dhe konsiderohet i padisponueshëm për ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Portugezi po i mban gishtat të kryqëzuar për testet që i është nënshtruar, ndërkohë që një numnër i madh tifozësh e kanë përshëndetur jashtë qendrës mjekësore të Juventus.

Trajneri Motta shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin për ndeshjen e radhës në fundjavë, por do të jenë testet ato që do të konfirmojnë gjendjen e lojtarit.

The post Te Juventus në ankth për gjendjen e Conceicao, portugezi shfaqet në klinikë për teste appeared first on Telesport.