Të mërkurën Gjykata Kushtetuese do të diskutojë mbi vendimin përfundimtar për Balancuesin

Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancë për vendimin përfundimtar në lidhje me mekanizmin e Balancuesit, përcjell TV21. Seanca është caktuar për më 9 tetor 2024, me fillim nga ora 09:30. Në vendimin e fundit të Kushtetuese për këtë çështje, mekanizmi për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Balancuesi u vendos në pauzë, respektivisht u pezullua.