Të paktën 20 nxënës dhe një i rritur u vranë kur një autobus me të cilin po udhëtonin për një ekskursion shkollor u përmbys në Ugandën lindore, thanë autoritetet lokale.
Në aksidentin që ndodhi mbrëmë në zonën e Kapçorvës, dhjetëra persona u plagosën, përfshirë edhe anëtarë të stafit të shkollës.
Sipas hetimeve fillestare, shoferi humbi kontrollin e autobusit për shkak të një defekti mekanik. Policia tha se automjeti doli nga rruga, goditi një shkëmb të madh buzë rrugës dhe më pas u përmbys.
Autobusi po transportonte nxënës nga Shkolla Fillore King David në Ndeje dhe u përmbys rreth orës 8 të mbrëmjes sipas orës lokale në fshatin Chekwatiitu, në distriktin Kawova.
Studentët po ktheheshin nga një udhëtim studimor në Ujëvarat e Sipit.
The post Të paktën 20 studentë humbën jetën në aksidentin me autobus në Ugandë appeared first on Alsat.
