“Titulli kampion në Serie A apo Champions League? Nuk mund të zgjedhësh.” Këto janë fjalët e Federico Dimarco, i cili synon t’i fitojë të dyja trofetë me Inter.
“Vjet realizova rekordin e asisteve, por siç e them gjithmonë, arritjet personale burojnë nga suksesi i ekipit,” tha mbrojtësi anësor i ekipit zikaltër.
“Për të regjistruar shumë asiste, të duhen sulmues që shënojnë shumë gola. Kam fatin të kem katër sulmues të fortë në skuadër. Jam i lumtur për rekordin, por tani duhet të përqendrohemi te e tashmja, te objektivat dhe trofetë e rinj“, shtoi Dimarco.
Në fund, ai foli për gjendjen e tij fizike: “Jam mirë; pata një problem të vogël në gju, por kam punuar fort dhe jam rikuperuar. Tani, le të synojmë të rikthehemi edhe më të fortë për ndeshjen e radhës.”
The post “Tek Inter për t’i fituar të gjitha trofetë, nëse realizoj shumë asist është meritë e sulmuesve që shënojnë” appeared first on Telesport.
