Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite pritet paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende stuhi afatshkurtra me breshër.

Temperatura ditore do të lëvizë nga 30 deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në Shkup do të arrijë deri në 35 gradë, ku gjithashtu pasdite janë të mundshme reshje shiu dhe bubullima.

Të enjten dhe të premten pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje më të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje lokale të stuhive. Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu.

The post Temperatura deri në 38 gradë, pasdite pritet mot i paqëndrueshëm appeared first on Alsat.