Nesër, në vend do të mbajë mot shumë i nxehtë, me temperatura ditore që në disa vende pritet të kalojnë 40 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit, nga e diela dhe gjatë ditëve në vijim temperaturat do të shënojnë ulje graduale. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona do të ketë kushte për stuhi me erë të fortë dhe breshër.