Pushteti dhe opozita me debat nxehtë dhe tensione në seancën e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë së kundërzbulimit dhe Agjencisë për siguri kombëtare, ku me nismë të LSDM-së duhej të debatohet për atë nëse certifikata e drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, është e falsifikuar. Në seancë nuk arriti të miratohet as rendi i ditës për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan që në rend të ditës të vendoset edhe kërkesa e tyre për vizitë në këto dy insitucione të sigurisë. Kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi Zejdi tha se nuk mundet që kjo të vendoset në rend të ditës për shkak se as ai e as zv.kryetari ende nuk kanë certifikatë të sigurisë.

Por Skender Rexhepi Zejdi mbeti në qëndrim se nuk do t’i vendosë në rendin e ditës këto pika derisa nuk merr certifikatë të sigurisë, pas çka e ndërpreu seancën.

Nga LSDM kërkesën e këtillë të deputetëve të pushtetit, që pikërisht në këtë seancë të kërkojnë që të vendosen këto pika, është dëshmi se qëllimisht e bllokojnë seancën për të mos debatuar mbi certifikatën e drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski.

Opozita gjatë periudhës së kaluar vazhdimisht akuzon se drejtori i ASK-së Bojan Hristovski nuk i plotëson kushtet për këtë funksion për shkak se nuk ka përvojë pesëvjeçare në këtë sferë dhe se certifikata e tij për TOEFL është e falsifikuar.