Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kufizojë veprimet ushtarake në Liban, duke kërkuar që ndërhyrjet të jenë vetëm të targetuara.
Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se operacionet duhet të jenë “kirurgjikale”, të fokusuara në objektiva specifikë, me qëllim shmangien e një konflikti më të gjerë në rajon.
Kjo thirrje vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çdo përshkallëzim në Liban mund të ndikojë drejtpërdrejt në stabilitetin rajonal.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite, ndërsa situata në terren vazhdon të mbetet e tensionuar.
