Derisa sot pritet të mbahet protesta e re e organizuar nga BDI, lidhur emrat e rrugëve në Tetovë, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, doli me reagim. Ai e ka quajtur hipokrizi të Ali Ahmetit dhe të BDI protestën, duke theksuar se BDI dhe Ahmeti po protestojnë kundër vetes, pasi vetë e lanë çështjen e pazgjidhur, me çka i hapën rrugë kushtetueses të merr vendimin për kthimin e emrave të vjetër.

“Kjo është tragjiko – komike sepse gjithë thonë se kjo është një protestë kundër vetes, por unë mendoj se kjo ka filluar të bëhet edhe e gërditshme. Është interesant, se, ai njeriu që thotë se na ka çliruar dhe se Tetovës ia ka kthyer një pjesë të emërtimeve shqiptare është nga Kërçova dhe çuditërisht edhe ky djali që udhëheq protestat në Tetovë është i Kërçovës..tu thuash tetovarëve se iu kam çliruar dhe emrat e rrugëve ua kam vendos shqip, në të njëjtën kohë në Kërçovë vazhdon ti ketë bulevardet “JNA”  dhe Marshal Tito, kjo është më shumë se pafytyrësi,”

deklaroi Menduh Thaçi. Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. /Alsat.mk

The post Thaçi: BDI e la çështjen pezull, tani proteston për pasojat appeared first on Alsat.