Në një letër dërguar një gjykate në Florida, FIFA akuzon UEFA se ka orkestruar një “fushatë dezinformimi” lidhur me planin e Gianni Infantino, të tërhequr më pas, për të hapur rrugën për investime nga kapitali privat.
Organi drejtues botëror i futbollit u kërkon gjykatave amerikane ta refuzojnë kërkesën e UEFA për qasje në dokumentet që lidhen pikërisht me atë projekt.
Sipas FIFA-s, UEFA synon të “ndikojë” në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm.
“Pa asnjë bazë, UEFA pretendon se Infantino kërkonte të përfitonte personalisht nga propozimi”, thuhet në deklaratë.
The post Thellohet konflikti, FIFA akuzon UEFA për përhapjen e lajmeve të rreme rreth Infantino appeared first on Telesport.
