Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Comos, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, foli për merkaton dimërore, që sapo u mbyll, me disa ardhje të reja në ekipin bardhezi si Alberto Costa, Renato Veiga, Lloyd Kelly dhe Kolo Muani.
Si trajner, a jeni i kënaqur me merkaton?
Jam i lumtur dhe krenar për të gjithë lojtarët e mi, për ata që ishin këtu më parë dhe për ata që erdhën. Jemi një grup që ka objektiva, vlera, ambicie dhe vendosmëri. Me angazhim maksimal do t’i arrijmë qëllimet tona.
Në merkato erdhën dy mbrojtës të majtë si Veiga dhe Kelly, a mund të luajnë së bashku?
Pavarësisht se janë të majtë, të cilët zakonisht janë teknikisht të talentuar, ata mund të luajnë së bashku. Të dy kanë luajtur në shumë pozita, mund të luajnë si qendërmbrojtës apo si mbrojtës krahu. Janë dy lojtarë që për karakteristikat dhe nivelin e tyre do ta ndihmojnë shumë ekipin kur do të ketë nevojë.
Si është Cambiaso? A jeni i lumtur që mbeti te Juventusi, pavarësisht thashethemeve të merkatos?
Jemi të lumtur për të që ka mbetur në një ekip të madh si Juventusi, por mendoj se ai e ka pasur gjithmonë idenë që të qëndrojë dhe të mos largohet. Ndaj Comos nuk do të jetë në fushë, shpresoj që sa më shpejt të jetë me ekipin për t’i ndihmuar shokët e tij në fushë.
The post Thiago Motta komenton merkaton dhe pranon: Jam i lumtur për qëndrimin e Cambiaso appeared first on Telesport.
