Grupimi zyrtar i tifozëve të Kombëtares, i njohur me emrin “Tifozat Kuq e Zi” ka vendosur të mos jetë sot në stadium për miqësoren ndaj Luksemburgut, duke dalë në shesh në proestat që zhvillohen prej ditësh në Tiranë.
“Nuk mundemi të shkojmë në stadium kur ndeshja zhvillohet në shesh…. sot jemi në shesh…”, thuhet në postimin zyrtar në rrjetet sociale të TKZ.

Prej kohësh, grupimi Tifozat Kuq e Zi ka reaguar në forma të ndryshme kundër organizimit të Europianit U-21, i cili do të mbahet verën e ardhshme në Shqipëri dhe Serbi.
The post Tifozat Kuq e Zi “braktisin” Kombëtaren dhe dalin në shesh përkrah protestuesve appeared first on Telesport.
