Neymar ia doli. Pavarësisht një shqetësimi në menisk, ai ndihmoi Santosin të shmangë rënien nga kategoria, duke u kthyer protagonist në një moment delikat për klubin brazilian. Gjatë ndeshjes nuk mungoi as një episode, që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Një tifoz i bërtiti nga tribuna “ta jap gjurin tim të luash”, ndërsa përgjigjja e Neymar i befasoi të gjithë: “Më duhen të DY gjunjët e tu”, shoqëruar me buzëqeshje, duke treguar se po përpiqej ta merrte gjithçka me sportivitet.

Sipas “L’Équipe”, rikthimi i Neymar te Santosi ka pasur ndikim të menjëhershëm, sidomos në aspektin psikologjik të skuadrës. “Marca” thekson se lojtari po menaxhohet me kujdes për shkak të historisë së dëmtimeve, ndërsa “BBC Sport” raporton se stafi mjekësor po ndjek nga afër gjendjen e meniskut të tij, për të shmangur komplikacionet.

Pavarësisht shqetësimeve fizike, Neymar tregoi lidership dhe përkushtim, duke konfirmuar se mbetet një figurë kyçe për Santosin dhe “magnet” për vëmendjen e mediave e tifozëve.

 

The post Tifozi: “A do të ta jap gjurin tim!” Përgjigja e Neymarit bëhet “virale” në rrjetet sociale appeared first on Telesport.