Tirana është kthyer në një gjendje “lufte” ditën e sotme, ku protestuesit kanë eskaluar në dhunë ndaj policisë, objekteve private dhe atyre shtetërore.
Raportohet se mbrëmjen e sotme, disa nga protestuesit u kanë vënë flakën bizneseve, ndërsa janë sulmuar dhe grabitur bizneset që ndodhen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe pranë Rrugës së Elbasanit.
Ndërkohë, u është vënë zjarri edhe makinave të Bashkisë që ndodheshin në rrugë.
