Kylian Mbappé është në pikëpyetje serioze për “El Clásico” e 10 majit. Sulmuesi francez i Real Madridit iu nënshtrua testeve mjekësore këtë të hënë, pas shqetësimeve që e detyruan të kërkonte zëvendësim në ndeshjen e së premtes ndaj Real Betis.

Diagnoza tregon një “dëmtim në muskulin semitendinoz të këmbës së majtë”. Nuk ka ende një afat të saktë rikuperimi, por klubi madrilen nuk e ka përjashtuar ende për ndeshjen ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Fillimisht u mendua një mbingarkesë muskulore, por pas 48 orësh u vendos për ekzaminime më të detajuara për të kuptuar shkallën reale të dëmtimit. Mbappé i bashkohet listës së dëmtimeve te Reali, ku janë edhe Éder Militão dhe Arda Güler, duke shtuar shqetësimet përpara ndeshjes më të madhe të sezonit.

 

The post Tjetër dëmtim për francezin, Mbappé në dyshim serioz për “El Clásico” e 10 majit appeared first on Telesport.