Anis Mehmeti vazhdon të jetë në qendër të merkatos në Angli. Së fundmi, interes për sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka shfaqur edhe Birmingham, i cili mësohet se ka bërë një ofertë, por më të ulët se 10 milionë eurot që kërkon Ipswich.

Mehmeti nuk ka luajtur asnjë minutë në fillimin e këtij sezoni, ndërsa tri ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Për shqiptarin interesim kanë shfaqur edhe skuadra të tjera të Championship-it, mes tyre Derby, Wrexham dhe Millwall.