Boston vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 98-93 ndaj Toronto jashtë fushe. Jayson Tatum me 24 pikë ishte më i miri për Celtics. Humbet skuadra kampione e New York, që u mund në fushën e saj 115-107 nga Cleveland. James Harden me 32 pikë shkëlqeu në fushë për Cavaliers.

Vijojnë paraqitjet e mira të Lakers, skuadra me më shumë fitore deri më tani në NBA. Kalifornianët fituan 123-112 në fushën e Milwaukee, ku u dallua Luka Doncic me 32 pikë. Fitore të rëndësishme korri ekipi i Denver, që falë 30 pikëve të Jamal Murray dhe 27 në Nikola Jokic mposhti 123-118 Memphis.

Nuk zhgënjen skuadra e Spurs, forca e dytë në Perëndim, që sot mundi 124-119 Chicago. Tjetër ndeshje e mirë e Victor Wembanyama, që realizoi 32 pikë për Spurs. Humbet skuadra e Golden State, që u mund 115-105 nga Houston, takim ku të gjithë titullarët e ekipit teksan realizuan mbi 14 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Washington, 114-101

New York – Cleveland, 107-115

Toronto – Boston, 93-98

Chicago – San Antonio, 119-124

Memphis – Denver, 118-123

Milwaukee – Lakers, 112-123

New Orleans – Brooklyn, 111-145

Utah Jazz – Orlando, 106-123

Houston – Golden State, 115-105

Portland – Oklahoma, 118-108

The post Tjetër zhgënjim për kampionët e New York, Lakers triumfojnë edhe ndaj Bucks, fitore për Boston e Spurs appeared first on Telesport.